Përballje

Kategoria Superiore në momentet vendimtare


Sot mund të mbyllet gjithçka, ose të hapet gjithçka.

Në Durrës, Teuta kryesuese, pret Partizanin e vendit të dytë.

Djemtë e detit, me një fitore, thuajse vulosin dy duartë e tyre në trofeun e Kategorisë Superiore.

Por, një fitore e demave, i barazon dy skuadrat në krye të tabelës dy javë para fundit.

Në “Niko Dovana”, Teuta vjën në formë të mirë, pas dy fitoreve radhazi.

Djemtë e detit nuk kanë humbur asnjë nga shtatë duelet e fundit me Partizanin, por e veçanta është që katër ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim.

Një barazim tjetër, favor mund t’i bëntë vetëm Laçit dhe Vllaznisë, në rast të fitoreve eventuale.

Në kryeqytet, Laçi përballet me Tiranën, e cila synon ngjitjen në pozitat Evropiane.

Vllaznia pret Kastriotin në luftë për mbijetesë. Një fitore e shkodranëve, mund t’i bënte favor korçarëve të Skënderbeut.

Këta të fundit përballen me Apoloninë pa objektiva, tashmë të rënë nga kategoria.

Një tjetër ndeshje që mund të vendosë shumë për mbijetesën është Kukësi përballë Bylisit.

Kukësi, si skuadra e dytë pa asnjë objektiv në këtë sezon të Superiores, përballet më ballshiotët e Bylisit që bëjnë pjesë në treshen që lufton për mbijetesën.

Shumë mund të vendoset sot, për mbijetesën, titullin dhe Evropën.

Në sprintin e saj final, Superiorja premton spektakël si asnjëherë më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore