Zgjedhjet në Kosovë

Kastrati: Uron LVV-në për fitoren në Kamenicë


Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se e pranon humbjen, duke i uruar fitoren kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Brahimaj.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje kanë ndikuar pesë fshatra dukshëm në rezultate.

“Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”.

Kandidati i PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Duke i falënderuar të gjithë votuesit për mbështetjen në këto zgjedhje.

“Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”.

Qëndron Kastrati nga PSD është në garë për komunën e Kamenicës me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Kadri Brahimaj.

Deri tani në komunën e Kamenicës janë numëruar 81,79 për qind.

Kadri Brahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 6 mijë e 599 vota ose 55,17 për qind, ndërsa Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate ka marrë 5 mijë e 362 vota ose 44,83 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore