Euro 2020

Kampionët në fuqi dorëzohen, Belgjika tutje


Një gol ishte i mjaftueshëm që Belgjika të avansonte tutje në duelin e Sevilla-s përballë Portugalisë.

Heroi i kësaj ndeshje për Djajtë e kuq ishte Hazard, jo Eden, por Thorgan.

Tre minuta para se të mbyllej pjesa e parë, ylli i Dortmund lëshoi një predhë nga jashtë zonës.

Goditja e tij përfundoi në fundin e rrjetës, me Belgjikën që iu drejtua pushimit me epërsinë shumë të rëndësishme.

Belgët morrën një goditje të rëndë në fillimin e pjesës së dytë, me De Bruyne që u zëvendësua si i lënduar.

Portugalia tentoi shumë deri në fund.

Thibaut Courtois, mbrojtja solide dhe shtylla ishin faktor kyç që Belgjika të mbante epërsinë deri në fund.

Ronaldo me shok e mbyllin EURO 2020-ën këtu, e Belgjika vazhdon tutje.

Belgët në çerekfinale do të përballen me Italinë, që u kualifikua pas fitores përballë Austrisë.

Ndeshje mes Djajve të kuq dhe Azurëve luhet më 2 korrik, në “Allianz Arena” të Mynihut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore