Sport

Kampion me skualifikim? Aljamain Sterling në historinë e UFC


Edhe pse u vendos si i qëllimshëm, Petr Yan ka thënë se ishte e ‘paqëllimshme’ kundër Aljamain Sterling, me të cilin u ndesh të shtunë në edicionin e 259 të Kampionatit Kulmor të Luftimeve (UFC).

Tashmë ish kampion i kategorisë bantamëeight, rusi Petr Yan humbi në atë çka u duk një ndeshje paksa tragjike dhe plot frustrime nga ana e tij, gjë që e shfaqi ne raundin e katërt më një gju fytyrës së Sterling.

Rregullorja e UFC-së ndalon çdo goditje në kokë me gju apo shkelm, nëse subjekti i cili e pëson goditjen ilegale, ka të paktën njërin gju të puthitur mbi kanavacën e oktagonit. Konkretisht, nëse luftëtari [Sterling] ka minimalisht njërin gjur mbi kanavacë, konsiderohet ‘i shtrirë’ dhe jo ‘në këmbë.

Momenti ku Yan godet ilegalisht Sterling në kokë. Raundi 4, minuta 4:29
Për t’u rikthyer me shpejtësi te ndeshja, Sterling, nga goditja e menjëhershme dhe në afërsi për më tepër, rrëzohet përdhe i tronditur teksa arbitri anulon ndeshjen për ta shqyrtuar vendimin me gjyqtarët.

“Ju patë çdo gjë. Nuk di as çfarë të them”, u shpreh Yan për gazetarët e UFC-së. “Përpara ndeshjes arbitri i dha shumë rëndësi pozicionit të dorës ndërsa luftëtari është përtok ose jo. Isha tepër i përqëndruar të duart e tij dhe harrova këmbët. Nuk ishte qëllimi im të thyeja rregullat me një goditje ilegale”, tha Yan.

I pyetur nëse nuk e kuptoi që Sterling ishte në pozicionin të përcaktuar si përtok dhe përse e goditi pikërisht në atë moment, Yan u përgjigj: “Jo nuk e kuptova. Për një moment kujtova se po bëja çdo gjë mirë dhe nuk e vura re aspak që ai ishte përtok [sipas pozicionit]”.

Me këtë ndeshje me fund të hidhur për rusin, amerikani Sterling bëhet i pari luftëtar në historinë e UFC-së të fitojë një titull kampioni me skualifikim të kundërshtarit.

Mirëpo Sterling shfaqi nder luftëtari dhe nuk u festoi aspak pasi u dha vendimi. Me kurorëzimin e tij si kampioni i kategorisë bantamweight, Sterling e hedh mbi kanavacë rripin e titullit të UFC-së.

“Ta shpif ky përfundim. Mendoj se Sterling është luftëtar i vërtetë që nuk e pranon rripin në këtë mënyrë” – u shpreh Yan dhe hodhi fjalë për një ndeshje tjetër në një të ardhme të shpejtë – “nëse do arrij të jetë i shëndetshëm dhe nëse do të dojë, mund të rregullojmë një ndeshje radhe së shpejti”.

Petr-it i shtohet një humbje dhe merr targën 15 – 2 – 0 ndërsa Sterling kap 20 – 3 – 0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore