Sport

Juvevntus-i konfirmon dorëheqjen e kryesisë së klubit – deklarata e klubit bardhezi


Mbrëmjen e së hënës, mediat italiane raportuan që kryesia e Juventus-it ka dhënë dorëheqje. Këtë lajm e ka konfirmuar tashmë edhe vetë klubi nga Torino.

Sipas komunikatës së tyre zyrtare, presidentin e klubit, Andrea Agnelli-n do ta zëvendësojë Maurizio Scanavino.

Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe tetë anëtarë të tjerë të bordit, përfshirë CEO Maurizio Arrivabene, kanë dhënë dorëheqjen, konfirmoi Juventus me një deklaratë zyrtare.

Bianconerët po hetohen për transaksione të dyshimta me vlera të fryra për të përfituar kapital. Hetuesit shikuan pasqyrat financiare për vitet: 2018, 2019 dhe 2020.

Prokurori i Torinos hetoi gjithashtu pagat e katër muajve që lojtarët e Juventusit hoqën dorë në vitin 2020, pas pandemisë COVID.

Hetuesit synojnë të vërtetojnë se lojtarët e Juventus-it nuk hoqën dorë plotësisht nga paga në muajt kur futbolli ishte ndalur për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vend të kësaj ata nuk morën para vetëm një muaj dhe vazhduan t’i merrnin ato falë marrëveshjeve private me klubin, në kundërshtim me atë që Juventus, një nga klubet e listuar në bursë, kishte komunikuar.

Deklarata e Juventus-it:

“Duke pasur parasysh qendrën dhe rëndësinë e çështjeve ligjore dhe të kontabilitetit teknik në pritje, anëtarët e bordit kanë menduar, në përputhje me interesin më të mirë shoqëror, të rekomandojnë që Juventus-i të sigurojë një Bord të ri Drejtues për të adresuar këto çështje”.

“Juventus do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet mbikëqyrëse dhe të industrisë, pa paragjykuar mbrojtjen e të drejtave të saj në lidhje me mosmarrëveshjet kundër pasqyrave financiare dhe komunikimeve të Kompanisë nga CONSOB dhe nga Zyra e Prokurorit”, thuhet në deklaratën e Juventus-it.

Mbledhja e aksionareve të klubit e cila ishte shtyrë nga 23 nëntori për në 27 dhjetor, tani do të mbahet më 18 janar 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore