Sport

Juventus-i fillon operacionin ‘Icardi’


Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Mauro Icardi, është i gatshëm të ndryshojë ambient këtë verë dhe Juventus-i do ta mirëpriste atë, raporton francezja “Foot Mercato”.

28-vjeçari gjithsesi duhet të presë që Juventus-i të gjejë gjuhën e përbashkët me PSG-në, për sa i përket  çmimit të kartonit të tij.

Në verën e vitit 2020, klubi francez pagoi tek Inter-i rreth 50 milionë euro për të marrë shërbimet e Icardi-t dhe nuk kërkon të bëjë ulje të madhe të kartonit të tij, ndonëse nuk ka pasur shkëlqimin e dikurshëm në Paris.

Aktualisht kartoni i ish-kapitenit të Inter-it, sipas “Transfermarket”, vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Trajneri i Juventus-it, Masimiliano Allegri, ia ka bërë të qartë klubit bardhezi se Icardi është lojtar që i pëlqen ta ketë nën urdhra, pohon “Foot Mercato”.

Icardi, gjatë dy sezoneve në Francë, ka luajtur në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar 33 herë dhe 10 herë të tjera ka dhuruar asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore