Përballje

Java e katërt në Superligën e Kosovës vjen me tri ndeshje interesante


Këtë të mërkurë do të fillojë java e katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll, ku në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje.

Takimi më interesant i kësaj xhiroje, pritet të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit, që do të zhvillohet në Gjilan.

Dyja skuadrat vijnë në këtë takim me bilanc të njëjtë në tri ndeshjet e kaluara, prej të cilave gjilanasit mposhtën Malishevën dhe Feronikelin, ndërsa barazuan me Llapin, kurse therandasit mposhtën Ulpianën dhe Prishtinën, derisa barazuan me Dukagjinin.

Pra, dyja skuadrat momentalisht i prijnë tabelës, ku së bashku me Drenicën kanë nga shtatë pikë.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, aty ku Feronikeli e pret Dukagjinin.

Feronikeli në tri takimet e para u mposht nga Gjilani dhe Drita, ndërsa arriti të fitojë kundër Llapit, kurse Dukagjini në dy takime barazoi me Gjilanin dhe Ballkanin, si dhe u mposht nga Drenica.

Takimi tjetër i ditës së mërkurë, do të zhvillohet në Podujevë, aty ku Llapi do ta pret skuadrën e posangjitur në Superligë, Malishevën.

Llapi nuk e nisi aq mirë sezonin e ri në Superligë, të cilët në ti takimet e para, barazuan ndaj Dritës dhe Ulpianës, si dhe humbën ndaj Feronikelit, kurse Malisheva fitoi kundër Ulpianës, barazoi me Prishtinën dhe u mposht nga Drita.

Të gjitha takimet e ditës së mërkurë do të fillojnë në ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen edhe dy takime, Ulpiana – Drenica dhe Prishtina – Gjilani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore