Jahjaga takohet me admiralin e NATO-s: Sulmi terrorist në veri ka ndryshuar thellësisht strukturat e sigurisë në rajon
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur të hënën në Prishtinë admiralin amerikan të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Stuart Munsch, me të cilin, sipas njoftimit të ish-presidentes Jahjaga në llogarinë e saj në “Facebook”, ka biseduar për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.
Ajo ka falënderuar admiralin Munsch për mbështetjen e Kosovës në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), duke theksuar se përkushtimi i tyre i palëkundur për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë ka qenë shumë i vlefshëm, veçanërisht në këto kohë sfiduese për vendin.
“Ngjarjet e fundit, si sulmi terrorist në veri, kanë ndryshuar thellësisht strukturat e sigurisë në rajon. Ne e gjejmë veten në një realitet të ri, një realitet që kërkon vëmendjen tonë të menjëhershme dhe koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë”, ka shkruar ish-presidentja kosovare.
“Kosova mbetet e përkushtuar të punojë me aleatët perëndimorë për integrim sa më të shpejtë në NATO dhe e palëkundur në orientimin e saj historik pro-perendimor dhe ky është vizioni që bashkon të gjithë udhëheqësit e Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera ish-presidentja Jahjaga.
Në linjë me zhvillimet aktuale, rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit do t’i bashkohen kontigjentit britanik prej 400 pjesëtarëve në kuadër të Forcës së NATO-s në Kosovë, pas sulmit terrorist në fshatin Banjë dhe rritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP
-
Versioni iranian se vdekja e Raisi-t erdhi nga një defekt teknik nuk i bind ekspertët
-
SHBA-ja kritikon Kosovën për “përshkallëzim të tensioneve” pas mbylljes së degëve të bankës serbe në veri