Kosova

Ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, të shtunën viziton Kosovën


Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, të shtunën e 12 shkurtit do të vijë në Kosovë për një vizitë një ditore.

Kështu ka bërë të ditur, Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ndërsa, thuhet se gjatë këtij takimi Mesiç do të takohet edhe me krerët e institucioneve.

Ai fillimisht do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në kabinetin e tij nga ora 11:00.

Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç me ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndryshe ai me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së së Kosovës në atë kohë, Behgjet Pacolli, kishte vizituar Kosovën në vitin 2011.

Ndërsa në vitin 2010, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu e pati dekoruar ish presidentin kroat Stjepan Mesiç me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Mesiç, është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.

Para se të shërbejë dy mandate pesë vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë nga muaji maj deri në gusht të 1990, pas zgjedhjeve të para shumë partiake president i fundit i presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe kryetar i parlamentit kroat nga viti 1992 deri në vitin 1994.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore