Lajme

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut vetëdorëzohet në polici


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, është vetëdorëzuar në polici, për të kryer dënimin me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës.

Policia kishte paralajmëruar se ishin të gatshëm ta arrestonin nëse nuk dorëzohej deri në mesnatë me orën lokale.

Një delegacion i oficerëve të lartë të enjten e 8 korrikut besohet se kanë kaluar disa orë brenda rezidencës, duke negociuar me ish-presidentin mbi arrestimin e tij.

Një autokolonë makinash, në njërën prej tyre ishte Zuma, doli nga shtëpia me shpejtësi pak para afatit të ndalimit të tij para mesanatës së të mërkurës.

Dënimi ndezi një dramë të paparë ligjore në Afrikën e Jugut, e cila nuk ka parë kurrë një ish-president të burgosur më parë.

79-vjeçari fillimisht kishte refuzuar të dorëzohej, por në një deklaratë të shkurtër të mërkurën, Fondacioni Jacob Zuma tha se ai kishte “vendosur ta respektojë”.

Sidoqoftë, ai ka deklaruar se, “dërgimi im në burg gjatë periudhës së pandemisë, në moshën time, është e njëjtë me dënimin me vdekje”.

Zuma u dënua më 29 qershor se kundërshtoi të jepte prova për një hetim për korrupsion gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e presidentit.

Ai qëndroi përgjatë nëntë viteve në pushtet.

Më përpara ai ka dëshmuar vetëm një herë për atë që është bërë e njohur si “kapja e shtetit” – që do të thotë zhvendosja e pasurive të shtetit.

Biznesmenët janë akuzuar për komplot me politikanë për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes, ndërsa ai ishte në detyrë. Por Zuma ka thënë vazhdimisht se ai është viktimë e një komploti politik.

Në një çështje të veçantë ligjore, Zuma u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar.

Gjykimi kishte të bënte me korrupsion të ushtruar gjatë detyrës. Kjo përfshinte një marrëveshje armësh prej 5 miliardë dollarësh nga vitet 1990.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore