Sport

Ish-futbollisti i Juventus-it e kërkon Di Maria-n në klubin e tij


Ish-sulmuesi i Juventus-it, Carlos Tevez, e filloi karrierën si trajner në ditën e djeshme, ku mori drejtimin e skuadrës argjentinase, Rosario Central.

Që në konferencën e parë për media, Tevez foli për projektet me klubin e tij të ri, derisa ai do të të jetë një kundërshtar me Juventus-in sa i përket transferimeve të kësaj vere.

Bëhet fjalë për lojtarin që bardhezinjtë synojnë ta afrojnë në ekip gjatë këtij afati kalimtar veror. Angel Di Maria-n, për të cilin Tevez tha se do ta kontaktojë për ta ftuar në skuadrën e tij.

“Do ta thërras Di Maria-n. Unë e di se çfarë mendon ai për këtë klub. Kur të ndihem më i qetë do ta telefonoj dhe do ta pyes se çfarë mendimesh ka ai për projektin tim”, tha Tevez në konferencën për media.

Kështu duke ditur marrëdhënien mes Tevez dhe Di Maria, kjo gjë do i prishte punë Juventus-it, i cili prej muajsh tashmë është në bisedime me sulmuesin për transferimin e tij në Torino.

Kujtojmë që 34 vjeçari argjentinas është futbollist i lirë, pasi që nuk gjeti gjuhën e përbashkët për ta vazhduar kontratën me Paris Saint Germain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore