Lajme

Irani do të dërgojë qindra dronë në Rusi për përdorim në Ukrainë, sipas SHBA-ve


Iran-i po përgatitet të furnizojë Rusinë me qindra dronë, duke përfshirë modele të avancuara të aftë për të gjuajtur raketa.

Lajmi u bë i ditur nga “The Washington Post”, duke cituar këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo është një përpjekje e fshehtë e Teheran-it zyrtar për të ofruar ndihmë ushtarake për pushtimin rus të Ukrainës.

Dorëzimi i planifikuar i avionëve pa pilot, ose UAV-ve, mund të ofrojë një nxitje të konsiderueshme.

Kjo, në përpjekjet e Moskës për të gjetur dhe shkatërruar artilerinë e furnizuar nga Perëndimi.

Sullivan u shpreh se Irani po përgatitet gjithashtu të trajnojë rusët se si të përdorin armët, me seancat fillestare të trajnimit të vendosura të fillojnë që në këtë muaj.

“Informacionet tona tregojnë se qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë deri në disa qindra UAV, duke përfshirë UAV-të e afta për armë në një afat kohor të përshpejtuar”, theksoi Sullivan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Zbulimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të niset për në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Rusia ka arsenalin e saj të gjerë të dronëve, mbërritja e avionëve iranianë mund të ndihmojë Moskën të rimbush një sistem armësh kyç që pësoi humbje të mëdha gjatë konfliktit katër mujor.

UAV-të e mbikqyrjes luajnë një rol vendimtar në shënjestrimin e forcave armike nga artileria, dhe dronët e armatosur mund të fluturojnë mbi fushën e betejës për orë të tëra.

Kjo, duke lëshuar raketa që mund të shkatërrojnë tanke dhe automjete të tjera të blinduara.

Irani është shfaqur vitet e fundit si prodhuesi kryesor i avionëve pa pilot.

Ndër modelet e tij ushtarake është Shahed-129, i cili ngjan shumë me UAV-në “Predator” të prodhuar në SHBA, i përdorur në operacionet ushtarake dhe kundër terrorizmit jashtë shtetit.

Disa ekspertë ushtarakë besojnë se Shahed-129 është një klon i “Predator-it”, një inxhinieri e kundërt e një avioni spiun të SHBA-ve që u rrëzua në Iran disa vite më parë.

Udhëheqësit iranianë kanë ndarë lirisht sistemet e UAV-ve me grupet e jashtme, veçanërisht me milicitë pro-Iraniane në Irak, Siri dhe Jemen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore