Sport

Interi përgatit kontratë të re për De Vrij


Inter-i thuhet se ka filluar përgatitjen e një kontrate të re dy-vjeçare për mbrojtësin e tyre, Stefan de Vrij.

Marrëveshja aktuale e holandezit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai është në rrugën e duhur për t’u larguar si një transferim i lirë, diçka që zikaltrit duan ta shmangin.

Interi tashmë po përgatitet të humbasë Milan Skriniar në muajt e ardhshëm dhe dëshiron të ruajë njëfarë rregullsie në mbrojtjen e Simone Inzaghi-t, ndërsa kërkojnë edhe një qendërmbrojtës të ri.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Inter-i po kërkon të lidhë De Vrij në një kontratë të re dy-vjeçare, me pagë të njëjte, prej 3.8 milionë euro neto për sezon.

Agjenti i tij Federico Pastorello konfirmoi të dielën se klubi ka kontaktuar për të filluar diskutimin e marrëveshjes.

Qendërmbrojtësi holandez dëshiron të qëndrojë në Milano, por Pastorello gjithashtu theksoi se shumë skuadra të Premier Leauge-s ishin të interesuara për 30-vjeçarin.

De Vrij, i cili iu bashkua Interit në vitin 2018 si transferim i lirë, ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore