Përballje

Inter-i fiton me lehtësi, Correa vendimtar


Inter-i ka arritur fitoren me lehtësi në sfidën e parë të ditës përballë Udinese-s.

Zikaltërit e dominuan ndeshjen nga fillimi dhe deri në minutën e fundit.

Në pjesën e parë, skuadra e Inzaghi-t kishte mundësi të shumta, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

E dyta do të ishte edhe pjesa që do e njoftonte Inter-in me fitoren.

Hero i vërtet i zikaltërve ishte Joaquin Correa, me dy gola të shpejtë.

Correa fillimisht shënoi në minutën e 60-të, pastaj në të 68-ën.

Asistues të tij ishin dy mbrojtës, Alessandro Bastoni dhe Denzel Dumfries.

Inter me këtë fitore ngjitet në kuotën e 24 pikëve, katër më pak se Milan dhe Napoli, që luajnë ndeshjet e tyre sot, përballë Romës dhe Salernitanës përkatësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore