Lajme

Imazhe të reja tregojnë balona spiune kineze mbi vendet aziatike


Media britanike “BBC” ka zbuluar dëshmi të reja të programit të balonave spiune të Kinës, duke përfshirë fluturimet mbi Japoni dhe Tajvan.

Japonia ka konfirmuar se balonat kanë fluturuar mbi territorin e saj dhe ka thënë se është e gatshme t’i rrëzojë ato në të ardhmen.

Kurse Kina nuk i ka trajtuar drejtpërdrejt provat e paraqitura.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë u trazuan në fillim të këtij viti, kur një balonë e supozuar spiune u rrëzua në brigjet e SHBA-ve.

Kina pretendoi se balona e parë mbi veri-perëndim të SHBA-ve në fund të janarit ishte një aeroplan civil, i përdorur për kërkime shkencore si meteorologjia.

Dhe se ishte një ngjarje e paqëllimshme dhe e izoluar.

John Culver, një ish-analist i Azisë Lindore për CIA-n, ka thënë se kjo “kishte qenë jo vetëm një herë, por një përpjekje e vazhdueshme që daton të paktën pesë vjet më parë”.

Sipas tij, balonat kineze ishin projektuar posaçërisht për këto misione me rreze të gjatë dhe disa me sa duket kishin qarkulluar rreth globit.

Duke punuar me Synthetaic, një kompani e inteligjencës artificiale që analizoi sasi të mëdha të dhënash të kapura nga satelitët, “BBC” ka gjetur imazhe të shumta të balonave që kalojnë Azinë Lindore.

Themeluesi i kompanisë, Corey Jaskolski, gjeti prova të një balone që kalonte Japoninë veriore në fillim të shtatorit 2021. Këto imazhe nuk janë publikuar më parë.

Jaskolski beson gjithashtu se provat tregojnë se ky balon është lëshuar nga thellësia e Kinës, në jug të Mongolisë.

Japonia është një aleat i ngushtë i SHBA-ve dhe më shumë forca amerikane janë të stacionuara atje se në çdo vend tjetër të huaj.

Yuko Murakami, nga ministria japoneze e Mbrojtjes, ka thënë se qeveria “po merrte të gjitha masat paraprake për të monitoruar situatën në baza ditore”.

Madje do të ishte e gatshme të rrëzonte balona për të mbrojtur “jetën dhe pronën e njerëzve në territorin e Japonisë”.

Sakaq, Departamenti Amerikan i Shtetit beson se balonat kineze janë të pajisura për të mbledhur sinjale të inteligjencës.

Dhe se avioni që u zbulua mbi SHBA kishte “antena të shumta, me gjasë të afta për të vendosur komunikimet”.

Për të hetuar nëse Kina kishte lëshuar balona të tjera, ekipi i “BBC”-së fillimisht kërkoi në mediat sociale dhe raportet e shtypit në të gjithë rajonin për pamjet e UFO-ve në qiell.

Ata gjetën dy fotografi të marra nga shërbimi i motit të Tajvanit, duke treguar një tullumbace mbi kryeqytetin, Taipei, në fund të shtatorit 2021.

Jaskolski më pas i ndërroi ato me imazhe satelitore.

“Brenda 90 sekondave, ne gjetëm balonën në brigjet e Tajvanit”, ka treguar ai.

Nga balonat e spiunazhit te stacionet e policisë sekrete dhe disidentët në arrati, “BBC” po heton operacionin global të vëzhgimit të Kinës.

Ekipi po zbulon detaje të reja në lidhje me flotën e balonave spiune të Pekinit.

Qeveria Tajvaneze ka thënë për “BBC” se nuk besonte të ishte një balonë spiune, por Jaskolski e hedh poshtë këtë tezë.

Sipas tij, vetëm bazuar në diametrin e balonës dhe faktin që lartësitë e funksionimit duken të ngjashme, ajo duket si balona që fluturoi mbi SHBA, mbi Japoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore