Përballje

Icardi, heroi i parisienëve


Derbi francez mes Paris Saint Germain dhe Olympique Lyon, përfundoi me fitoren e PSG me rezultat 2:1.

Parisienët arritën fitoren në momentet e fundit të ndeshjes, duke shënuar golin në minutën e 92-të.

Xhiroja e gjashtë, nuk ishte idealja për Messin, i cili ende nuk ka arritur të gjej golin e tij të parë me PSG-në.

Pjesa e parë e duelit ishte e baraspeshuar, me shumë mundësi, por pa gola.

Pjesa e dytë filloi në mënyrë dinamike, pasi në minutën e 54-të, Lucas Paqueta hapi serinë e golave duke shënuar për 1:0.

12 minuta pas golit të Paqueta-s, ishte Neymar i cili shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penaltisë.

Në minutën e 82-të, në ndeshje u inkuadra Mauro Icardi në vend të Angel Di Maria-s.

Dhe, 10 minuta pas inkuadrimit, në minutën e 92-të, Icardi shënoi golin e fitores, pas një asistimi nga Kylian Mbappe.

Momentalisht parisienët janë radhitur të parët me 18 pikë, pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore