Sport

Ibrahimoviç kërkon golin e 500-të me klube


Të dielën në ora 15:00 AC Milan do të përballet me Crotone-n në shtëpi, në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Për kuqezinjtë do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi që në rast të fitores, do të marrin kreun e tabelës.

Rëndësi të madhe kjo ndeshje do të ketë edhe për Zlatan Ibrahimoviç, pasi që përball Crotone-s do të tentojë të shënojë golin numër 500 në karrierën e tij me klube.

39 vjeçari, karrierën e pasur të tij e filloi tek ekipi suedez Malmo, në vitin 1999.

Pas Malmos, rrugëtimi i gjatë dhe i suksesshëm i Suedzit më prejardhje nga Bosnja, vazhdoi tek Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Man Utd, La Galaxy, dhe përsëri në Milan, ku përkundër moshës, vazhdon të ketë paraqitje mbresëlënëse.

Zlatan, përveç 499 golave të shënuar me klube, ai ka shënuar 62 gola në 162 paraqitje me ekipin kombëtar të Suedisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore