Sport

Ibra: “Ronaldo Nazario është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”


“Ronaldo Nazario është lojtari më i mirë në historinë e futbollit” – kështu është shprehur Zlatan Ibrahimovic për Discovery Plus.

Ai ka shprehur admirim maksimal përë Ronaldo-n dhe idhullimin ndaj tij që kur ishte i vogël.

“Ronaldo ‘fenomeni’, nuk ka nevojë për përshkrim. Unë gjithmon them se lojtarët ndahen në dy kagetori: ata që luajnë lojën dhe ata që janë vetë loja. Për mua, Ronaldo gjithmon ka qënë vetë loja. Kur e shihja që lunate, jo vetëm, por të gjithë deshin të bëheshin si ai. Ka qenë frymëzim për miliona njerëz”, shprehet Ibra.

Që në moshën 21 vjeçare, Ronaldo fitoi çmimin e Lojtarit ë Vitit nga FIFA. Vetëm dy vjet më vonë, kur ishte 23 vjeç ai kishte 200 gola në regjistrin e tij.

Ish sulmuesi i Barcelona-s, Inter-it, Real Madrid-it dhe Milan-it, e fitoi edhe një herë titullin e FIFA-s; dy Topa të Artë dhe dy Kupa të Botës.

Ndoshta, po të mos i përshkallëzohei dëmtimi i ligamentit të kupës së gjurit, Ronaldo do arrinte maja që askush si ka parë deri më sot.

Ibra mendon se Ronaldo është përtej Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë karrierë më të gjatë se “O Fenomeno”, ndaj kanë qëndruar në majën e futbollit për më shumë se 15 vjet. Sidoqoft, nëse flasim rreptësisht për talent, askush nuk ja kalon Ronaldo-s [Nazario]. Kuptova që Ronaldo është lojtari më i mirë që do arrij të shoh ndonjëherë, kur luante te Barcelona e Bobby Robson-it [96-97]. Dëmtimet fizike e skualifikuan atë talent të pabesueshëm”, përfundon Ibra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore