Sport

Hubner: Andre Silva qëndron në Frankfurt, nëse arrihet Liga e Kampionëve


Bruno Hubner-i, drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt-it, ka thënë se klubi i tij do e ketë të vështirë të mbajë Andre Silva-n, nëse nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

Eintracht-i aktualisht është në vendin e katërt në Bundesligë dhe të fundit për Ligën e Kampionëve. Nëse arrijnë që ta mbajnë vendin aktual, në katërshen më të mirë, atëherë do të jetë më e lehtë për ta mbajtur Silva-n në ekip.

“Liga e Kampionëve do të ishte një argument i madh, përndryshe do të jetë, me siguri, e vështirë të mbash një lojtar të tillë”, tha Hubner-i për Kicker.

“Andre është inteligjent dhe e di se çfarë i detyrohet Eintracht Frankfurtit-it. Zhvillimi i tij me ne ka qenë i madh, dhe ai me siguri do ta marrë parasysh në konsideratat e tij”.

Silva u transferua nga Milan-i në shtator të 2019. Në sezonin aktual ai ka gjetur rrugën e rrjetës 22 herë në 26 paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore