Lajme

Houthi, rebelët miqësorë me Iranin që kërcënojnë anijet izraelite


“I yni nuk është një grusht shteti, është një revolucion, social, kulturor dhe politik”.

Kështu është shprehur në një intervistë me të përditshmen italiane La Stampa në mars të vitit 2015, në fillimet e luftës civile në Jemen, Abdel-Malek Al Houthi.

Ka shpjeguar gjenezën dhe objektivat e lëvizjes shiite pro-iraniane që sapo kishte marrë kontrollin e kryeqytetit Sanaa.

Me kalimin e viteve, gjithnjë e më të fuqishëm, me një program të përcaktuar socio-ekonomik, ata janë bërë emblema e pakënaqësisë së një grupi të madh të popullsisë, zëdhënëse të të varfërve, aq sa janë vendosur si “shpëtimtarët e Jemenit”, si dhe duke e përcaktuar veten si “bastion i vërtetë dhe i vetëm anti-kaedist” në territor.

Por, ashtu sikurse është shprehur edhe Al Houthi, “pak janë të vetëdijshëm për këtë, dhe kjo pavarësisht historisë dhe kulturës sonë”.

“Ne ishim të margjinalizuarit kryesorë të politikës jemenase, pësuam shumë poshtërime dhe disfata të kryera nga regjimi i ish-presidentit Ali Abdullah Saleh. Ne u detyruam të durojmë represionin përgjatë vijave fetare dhe izolimin politik për shkak të miqësisë sonë me Iranin”.

Përballë këtyre ngjarjeve dhe përballë forcimit progresiv të Al-Qaeda, shiitët organizuan një milici revolucionare nën presionin e Sheikh Husein Baddreddin Al Houthi, vëllai i Abdel-Malek, i cili u vra në vitin 2004.

Pas vdekjes së tij, filloi një fazë e gjatë e konfliktit kundër pushtetit qendror dhe pati dhjetëra mijëra të vdekur, si dhe 340 mijë të shpërngulur.

Konfliktet janë bërë të thella dhe të papajtueshme dhe përpjekjet për ndryshim, duke përfshirë një lloj Pranverë Arabe, janë shuar në fillim “siç ka ndodhur në dëm të pakicave të tjera shiite në vende të tjera”.

Situata pas vitit 2014 u bë shkatërruese, “dhe ne u bëmë bartës të kërkesave të të varfërve, të gatshëm për të shpëtuar Jemenin, falë edhe një programi social-ekonomik me karakter progresiv”.

Ndërkohë situata në Jemen është përkeqësuar, në janar 2015 Houthis rrethuan pallatin presidencial, duke vendosur arrest shtëpiak për kreun e shtetit dhe duke marrë de facto pushtetin në duart e tyre.

Megjithatë, lëvizja gjithmonë ka hedhur poshtë akuzat për organizimin e një grushti shteti: “I yni ishte një revolucion social, kulturor dhe politik”.

Houthi-t u ndjenë të braktisur në luftën kundër terrorizmit për të cilën ata kanë bërë një banderolë: “Ushtria e rregullt jemenase dhe fuqia qendrore na kanë lënë vetëm për të luftuar xhihadistët dhe Al-Qaeda”, ashtu si Ayman Zawahiri bëri një thirrje për bashkim mes Al-Qaeda në Gadishullin Arabik dhe Shtetit Islamik, për të luftuar aleatët e Teheranit.

Mbështetja e luftës sektare u bë busull e politikës dhe veprimit të tyre ushtarak.

Lidhur me lidhjet me Iranin, Abdel-Malek Al Houthi shpjegon se ekziston një lidhje e ngushtë midis Houthi-t dhe Ajatollahëve iranianë, por është më shpirtërore.

Houthi-t i përkasin zejdizmit, një rrymë shiite, doktrinë mbi të cilën bazohet Republika Islamike.

Por pak njerëz e dinë këtë.

Në një intervistë të fundit për La Stampa pas sulmit terrorist të Hamasit, i cili shkaktoi 1 mijë e 200 vdekje dhe rrëmbimin e 240 personave, Ibrahim Mohammad Al-Deilami, ministër fuqiplotë i ambasadës së Jemenit në Teheran, shpjegoi se kapja e anijeve dhe lëshimi i raketave janë Përgjigja e lëvizjes “për masakrën brutale që po ndodh në Gaza dhe për praninë e paligjshme të fuqive të huaja ushtarake në ujërat ndërkombëtare”.

Jemeni përkrah kauzën palestineze dhe, “Forcat tona të Armatosura” – siç njoftohen në deklarata të ndryshme dhe në zbatim të direktivave të udhëheqjes së Revolucionit Jemenas – “synojnë kryesisht të ndalojnë agresionin izraelito-amerikan kundër popullit palestinez dhe t’i japin fund rrethimit brutal që po shpaloset para syve të një bote që qëndron pa lëvizur dhe shikon”.

Por risia, e cila ka shijen e një ndryshimi të vërtetë thelbësor të ritmit, si ato që shpesh propozon historia e Lindjes së Mesme, është në çështjen e luftës sektare.

Sipas Houthi-t, mosmarrëveshjet midis sunitëve dhe shiitëve “ushqehen nga SHBA-të dhe sionizmi ndërkombëtar, dhe për këtë arsye konsensusi islamik për çështjen palestineze ndihmon në reduktimin e përfitimeve që këto dy entitete nxjerrin nga dallimet midis myslimanëve”.

Një deklaratë që përshkruan një skenar rajonal shumë të ndryshëm në krahasim me atë të një dekade më parë.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore