Euro 2020

Historiku i Evropianëve, EURO 2008


EURO 2008, ose ndryshe Evropiani i 13 në histori të këtij kompeticioni, ishtë shumë i veçantë.

Ishte Evropiani i dytë në që organizohej në dy shtete.

Pas Belgjikës dhe Holandës, këtë herë një EURO bashkë e organizonin Austria dhe Zvicra.

Me dy shtetet që e kishin të siguruar pjesëmarrjen në EURO, 14 e kërkonin atë nga kualifikimet.

E si shpesh herë, faza kualifikuese ndryshoi.

Këtë radhë, si?

Në fakt, asnjëherë më thjeshtë nuk ka qenë.

Shtatë grupe, dy të parat kualifikoheshin direkt.

Por, kush arriti të sigurojë pjesëmarrjen në EURO 2008, përveç Austrisë dhe Zvicrë?

Grupi A: Polonia, Portugalia.

Grupi B: Italia, Franca.

Grupi C: Greqia, Turqia.

Grupi D: Çeki, Gjermani.

Grupi E: Kroaci, Rusi.

Grupi F: Spanjë, Suedi.

Grupi G: Rumani, Holandë.

Kështu, u kompletuan 16 skuadrat pjesëmarrëse të EURO 2008.

EURO 2008

Formati i Evropianit mbeti i njëjtë, si nga inaugurimi i pjesëmarrjes së 16 shteteve.

Grupet ndaheshin në katër, me nga katër skuadra.

Shorti nxorri këto grupe:

A: Çeki, Portugali, Turqi, Zvicër.

B: Austri, Gjermani, Kroaci, Poloni.

C: Francë, Holandë, Itali, Rumani.

D: Greqi, Rusi, Spanjë, Suedi.

Evropiani filloi më 7 qershor, e përfundoi më 29.

GRUPI A

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ishte dominuese në këtë grup.

Ata fituan dy ndeshjet e para, duke e siguruar vendin e parë një ndeshje para fundit.

Pas tyre përfundoi Turqia, po ashtu me gjashtë pikë.

Mbeten jashtë Çekia dhe Zvicra, me nga tre pikë.

GRUPI B

Kroacia zhvilloi një fazë të grupeve perfekte.

Ata fituan tre ndeshjet, duke e përfunduar atë më gjashtë pikë.

Gjermania përfundoi pas tyre, më gjashtë pikë.

Austria dhe Polonia mbetën jashtë, me vetëm një pikë.

GRUPI C

Holanda ishin thjesht të jashtëzakonshëm.

Jo vetëm që fituan tre ndshjet, por shënuan nëntë gola në tre ndeshje.

Pas tyre përfundoi Italia, me katër pikë.

Jashtë mbetën Rumania me dy pikë e Franca që hgënjeu, me vetëm një.

GRUPI D

Spanja, që do të fillonte dominimin me gjeneratën e artë, dominoi edhe grupin.

Iberikët përfunduan në vendin e parë, me nëntë pikë.

Pas tyre ishte Rusia, me gjashtë.

Suedia mbeti me tre, e kampionët në fuqi, Greqia, nuk morrën asnjë pikë.

Çerekfinalet

E para çerekfinale, ishte ajo në Basel, mes Portugalisë dhe Gjermanisë.

Për herë të parë, nuk ishte asnjë rregullë të veçantë, si goli i artë apo goli i argjendtë.

Nëse ndeshja përfundonte në barazim, 30 minuta të plota të kohës shtesë zhvilloheshin.

E nëse as atëherë nuk caktohej fituesi, kishte penallti.

Portugali – Gjermani

Një ndeshje me shumë emocion, me shumë gola, por asnjëherë e vënë në diskutim për fitoren e Gjermaninsë.

Fillimisht atë ishin në avantazh 2-0.

Pjesa e parë u mbyll 2-1.

Gjermania përsëri gjeti avantazhin e dyfishtë, me ndeshjen që u mbyll 3-2.

Kroaci – Turqi

119 minuta asnjë gol.

Minuta e 119-të, Klasnic shënon për 1-0.

Minuta e 121-të, sekonda e fundit, Semih barazon rezultatin.

Turqia fiton 3-1 në penallti, dhe i drejtohet një gjysmëfinale historike.

Holandë – Rusi

Koha e rregulltë përfundoi 1-1.

Kur ndeshja po u drejtohej penalltive, Rusia befasoi të gjithë.

Torbinski dhe Arshavin shënuan dy gola për katër minuta.

1-3, dhe Rusia u bë befasia e dytë.

Spanjë – Itali

Ndeshja më e dobët e çerekfinaleve, më një fjalë.

Gjithçka u vendos në penallti.

Spanja fitoi 4-2, duke përfituar nga penalltitë e humbura të De Rossi-t dhe Di Natale-s.

Gjysmëfinalet

Gjermania përsëri prodhoi një ndeshje të jashtëzakonshme.

Këtë radhë, përballë Turqisë.

Kjo ishte një ndër gjysmëfinalet më interesante në histori të EURO-ve.

Boral shënoi fillimisht për Turqinë.

Schëeinsteiger barazoi e pjesa parë përfundoi 1-1.

11 minuta para fundit, Klose shënoi për 2-1.

Katër minuta para fundit, Semih barazoi, në 2-2.

E kur ndeshja po mbyllej, e po i drejtohej vazhdimeve, në skenë u ngjit Lahm.

Mbrojtësi i Bayern-it, theu zemrat e të gjithë turqve, me një gol në minutën e 90-të.

Në këtë mënyrë, Gjermania u bë finalisti i parë i EURO 2008.

Rusi – Spanjë

Fantazia e Rusisë, si ajo e Turqisë, zgjati deri këtu.

Ndryshe nga ndeshja paraprake, Rusia ishin shumë të dobët në krahasim me Spanjën.

Ata i përballuan Spanjës vetëm 50 minuta.

Xavi, Guiza dhe Silva, shënuan tre herë për të dërguar Spanjën në finale, ku do të përballej me Gjermaninë.

Finalja e madhe

Pa shumë histori, me një gol, e një fitues të qartë.

Spanja ishte fituese shumë meritore e EURO 2008.

Golin e vetëm në finale e shënoi Fernardo Torres, në minutën e 33-të.

Deri në fund, mbrojtja e Spanjës me Puyol e Ramos, e Casillas në portë, mbajtën prapavijën në vijë.

Spanja fitoi titullin e dytë kampionë të një EURO, duke u rikthyer në fron pas afro katër dekadash.

Një EURO e mbushur surpriza, shënoi fillimin e epokës dominuese të një ndër dinastive më të forta të kombëtareve ndonjëherë.

Spanja u mbushur me yje, vallëzonte në fushë.

Të tjerët, gjatë atyre viteve, asnjëherë nuk u ftuan për kërcim, ishin thjesht dëshmitar.

Së shpejti, EURO 2012…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore