Përballje

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës


Sot (e enjte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Kupën e Kosovës në Futboll.

Katër skuadrat e mbetura në këtë fazë: Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Dueli kryesor i gjysmëfinaleve do të jetë ai mes fituesve të dy edicioneve të fundit në Kupën e Kosovës, Prishtina dhe Llapi.

Derisa Drita mund të konsiderohet me fat, pasi që do të ndeshet me ekipin nga Liga e Parë, Ramiz Sadikun.

Kujtojmë që në këtë fazë të garës, ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore