Përballje

Hattrick-u i Ukës i jep fitoren bindëse Drenicës


Ndeshja mes Drenicës dhe Feronikelit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 6:0.

Drenica ishin dominant gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar dy gola në pjesën e parë, dhe katër në të dytën.

Lojtari më i dalluar i kësaj ndeshjeje ishte Kreshnik Uka, i cili arriti të shënojë tre gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të, të cilën e shënoi Osman Meziu.

Pas vetëm shtatë minutash, Kreshnik Uka shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Goli i tretë erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 64-të me anë të Erdin Dushit.

Ishte përsëri Kreshnik Uka, i cili shënoi në minutën e 75-të dhe 88-të për të përmbushur “hattrick-un” e tij.

Golin e gjashtë dhe të fundit të ndeshjes, e shënoi Bleon Sekiraqa në minutën e 95-të.

Momentalisht, Drenica radhiten në pozitën e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Feronikeli janë në vendin e fundit me 12 pikë.

Me këta tre gola, Uka vazhdon ti prijë listës së golashënusve me 18 rrjeta të realizuara, i ndjekur nga Gerhard Progni i Gjilanit me dy më pak.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore