Lajme

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim


ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është refuzuar kërkesa që të mbrohet në liri.

Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish liderit politik të UÇK-së.

Lidhur me kërkesën e bërë nga pala mbrojtëse, gjyqtari francez paraprak nuk e ka marr për bazë e as si të mirëqenë gradacionin e ofruar nga dy shtete për të cilat kishte raportuar kohë më parë Albanian Post, për lirimin nga paraburgimi të ish Presidentit Thaçi.

Parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojnë deri më 31 gusht ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që gjyqtari Guillou, thuhet në vendimin e tij.

Ndërsa Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Thaçi, paraprakisht ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij lidhur me lirimin nga paraburgimi të klientit të tij.

Avokati Keohe, në këto parashtresa, përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, ka dhënë detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të ish Presidentit Thaçi.

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për z.Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribuues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e avokatit mbrojtës Keohe.

Avokati tutje ka thënë se Prokuroria e Specializuar e ka huqur tërësisht kontekstin kohor lidhur me planifikimin e fillimit të gjykimit.

Ndërsa sa i përket ushtrimit të mundshëm të ndikimit të ish Presidentit Thaçi në Kosovë, avokati konsideron se nuk e ka më ndikimin që e ka pasur më herët dhe se ky fakt nuk përbën ndonjë rrezik për ndërhyrje në procedurë në rast të lirimit të tij nga paraburgimi.

Janë dy shtetet të treta, ashtu siç kërkohet nga Gjykata, që ofrojnë garanci për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vazhdimin e gjykimit nga qëndrimi në njërën nga këto dy shtete.

Këtë e ka bërë të ditur para gjykatës mbrojtja e Thaçit, përmes parashtresës që i është drejtuar gjykatësit paraprak.

Albanian Post me 12 korrik kishte raportuar se Thaçi kishte kërkuar që në vazhdim të gjykimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e fundit në Kosovë – të mbrohet nga arresti shtëpiak dhe – meqë kërkohet një vend i tretë për të qëndruar – ai kishte zgjedhur Slloveninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore