Zgjedhjet në Kosovë

Haradinaj: Votoni bëhuni pjesë e ndryshimit


Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai i shoqëruar me bashkëshorten e tij rreth orës 12:00 ka votuar në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik, ku ka thënë se procesi i votimit është duke shkuar shumë qetë.

“Sot është një ditë feste, i lus qytetarët e Prishtinës të përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të cilën gjithë e dëshirojmë. E falënderoj shumë të gjithë mediat dhe njerëzve që kanë dhënë kontribut që këto zgjedhje me qenë zgjedhjet ma të mira në Republikën e Kosovës”.

Ai është në garë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore