Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas raportimeve se autoritetet serbe e arrestuan e më pas e liruan 25-vjeçarin nga Kosova, Tefik Sejdiu, të cilin policia serbe e kishte ngatërruar me një person tjetër.
Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, tha se Qeveria e Kosovës duhet ta ngrisë çështjen e arrestimeve të shqiptarëve si temë urgjente në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Serbia NUK do të duhej të lejohet të shtiret më si shtet bashkëpunues rajonal, sepse vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit – specifikisht atë për lëvizje të lirë në WB6 nënshkruar vetëm disa muaj më parë!”, ka shkruar ajo.
Ish-ministrja theksou se Serbia duhet të japë përgjegjësi në dialog për listat e fletëarresteve të lëshuara kundër shqiptarëve të Kosovës, duke përmendur edhe rastin e Nezir Mehmetajt, një ish-luftëtar i UÇK-së i cili po mbahet i burgosur që nga 3 janari i vitit 2020.
“Kosova duhet t’ia dëshmojë botës (me argumente faktike sidomos për arrestimet e vazhdueshme që bën, dhe mbajtjen ilegale të Nezir Mehmetajt tash e sa vjet) se Serbia vazhdon të gënjejë Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, etj. duke nënshkruar marrëveshje sa për ‘sy e faqe’ e pastaj duke shkelë çdo shkronjë të saj”, përfundoi ajo.
Ndryshe, një qytetar i Kosovës me emrin Tefik Sejdiu është arrestuar të dielen në Serbi, gjersa ishte duke pritur në pikë kalimin kufitar mes Serbisë dhe Hungarisë, por i njëjti është liruar pasi autoritetet serbe e kishin ngatërruar 25-vjeçarin me një person tjetër.
Familjarët e Sejdiut kanë thënë për Klan Kosova se ai u lirua pasi dha deklaratë dhe u vërtetua se nuk ishte personi që kërkohej nga policia serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli shkon edhe më tej në Rafah duke sfiduar opinionin ndërkombëtar
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Komandanti i KFOR-it kërkon nga Kurti e Sveçla që të shmangen veprimet e njëanshme
-
Politikani katalunas: Spanja hipokrite dhe me standard të dyfishtë – njeh Palestinën, por jo edhe të drejtën e kosovarëve për shtet
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin, derisa Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Nathan Thrall: “Evropa duhet të izolojë Izraelin, palestinezët janë në geto prej 50 vitesh”
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara