Lajme

Haradinaj për marrëveshjen e arritur: Nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur me një qëndrim sa i përket marrëveshjes me Serbinë për energjinë.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, konsideron se përmes kësaj marrëveshje nuk pret sovraniteti energjetik i Kosovës.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia)”.

“Si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019”.

Sipas tij, kjo nënkupton se disa shërbime do të nënkontraktohen tek Elektrosever, sipas Marrëveshjes së Energjisë 2013/2015.

“Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka theksuar edhe pikat e arritura në këtë marrëveshje.

“Pika 1 ka qenë edhe pjesë e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, nënshkruar nga unë, pika 2 është e re, dhe sipas mendimit tim është në rregull, pika 3, që ndërlidhet me aktivitetet me KOSTT ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, kurse ato aktivitetet tjera janë të reja nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, por që bazohen në Marrëveshjen e Energjisë të vitit 2015”.

“Pika 4 ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – Entso-E, pika 5 është e re por që bazohet në Marrëveshjen për Energji të vitit 2015, që është në rregull”.

Kreu i AAK-së, ka sqaruar edhe pikën gjashtë dhe shtatë të kësaj marrëveshje.

“Pika 6 i jep pak më shumë autoritet Elektrosever, pasi që për planin investiv dhe zhvillimor për infrastrukturën e rrjetit transmetues dhe të shpërndarjes, duhet konsultuar Elektrosever”.

“Pika 7, ERO (ZRRE) aprovon në princip planet zhvillimore dhe të mirëmbajtjes. Ndoshta për shkak të afateve të ndërlidhura e kanë vënë “në princip”, pasi që aprovimi i këtyre planeve bëhet deri në Prill të vitit përkatës përmes tarifave”.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë në sektorin e energjisë thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektrosever në pajtueshmëri me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

Ujdia për energji e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë të martë të 21 qershorit, njofton se në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre konkluzioneve të rëna dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës së furnizimit, ZRRE mund të vendosë të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Eletrosever, në varësi të konsultimit ndërmjet palëve, të lehtësuar nga BE-je, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore