Sport

Hamilton rinovon kontratën me Mercedes


Kampioni i botës së F1, Sir Lewis Hamilton, ka dakordësuar për rinovimin e kontratës me ekipin Mercedes-AMG Patronas edhe për vitin 2021.

“Më ngazëllon fakti se do të garojë edhe për këtë sezon me miqt e mij të Mercedes-it” – ka deklaruar Hamilton duke vazhduar – “Së bashku me ekipin kemi arritur gjëra të pabesueshme ndërkohë që, gjithmon mendojmë si ta zgjasim suksesin tonë edhe më tej. Fokusi jonë mbetet përmirësimi – brenda dhe jashtë pistës”.

“Gjithashtu, jam po aq i vendosur të vazhdoj kontributin për zhvillimin e mëtejshëm të motosporteve, në mënyrë që gjeneratat që do të vijnë pas meje – pas nesh – të kenë me shumë mundësi, perspektiv dhe larmi në këtë sport. Jam thellësisht mirënjohës ndaj Mercedes-it, të cilët më kanë mbështetur gjithmon në thirrjen time për këtë çështje. Mezi pres të rikthehem mbi pistë. Shihemi në mars”, përfundoi Hamilton.

Pas debutimit të tij në 2007 me McLaren, Sir Lewis Hamilton iu bashkua ekipit Mercedes në 2013. Që atëherë e deri më sot, ai ka fituar 74 Grand Prix (Çmime të Mëdha/GP) dhe gjashtë kampionate pilotësh.

Vitin e kaluar ai theu rekordin e fitoreve të Michael Schumacher dhe vazhdon ta mbajë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore