Sport

Hajdutët vjedhin makinën e yllit të Napolit


Shtëpia e futbollistit të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, ishte shënjestër e hajdutëve në mëngjesin e së enjtes.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, yllit gjeorgjian iu vodh makina e tij, Mini Countryman.

Kvaratskhelia nuk u dëmtua nga kjo grabitje, derisa menjëherë lajmëroi policinë, para se të shkonte në stërvitje.

Shumë lojtarë të Serisë A kanë qenë shënjestër e hajdutëve këtë vit, me incidente të tjera të fundit duke përfshirë vjedhjen e makinës së Mady Camara në Romë, tentativën për të thyer shtëpinë e Angel Di Maria-s në Torino dhe thyerjen e shtëpisë së Theo Hernandez në Milano.

Sa i përket Kvaratskhelia-s, ai është një nga futbollistët me formën më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Pasi u bashkua me Napolin në afatin kalimtar të kësaj vere për 10 milionë euro nga Dinamo Batumi, 21-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e klubit italian, duke shënuar tetë gol dhe 10 asistime në 17 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore