Lajme

Gucati shkruan një poezi nga Haga për babanë e ndjerë: Më thanë që shokët s’i prite t’i, por portreti yt


Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ia ka kushtuar një poezi babait të tij të ndjerë Avdullah Gucatit, i cili u nda nga jeta të premten e 28 majit, por ish-kreu i OVL-UÇK-së nuk ishte prezent në ceremoninë e varrimit të tij.

“Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër, me thanë që portreti yt i priti të dera, të ajo derë e shtëpisë që s’diti kurrë me u mbyll, që edhe kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë, unë plagët e tua e t’i plagët e mia”, thuhet në poezinë e Gucatit të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facabook djali i tij Musliu.

Hysni Gucati me babanë e ndjerë Avdullah Gucatin

Në poezinë kushtuar babait së ndjerë, Guacti shkruar se “duke qesh me thoshe kështu bir e do liria, shumë herë shokëve një fjalë ua ke thanë, ta kisha plumbin që ka Hysi në trup, kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

“Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk më dha aq dhimbje, sa dhimbje me dha lajmi që nuk më paske prit, të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie. Pusho babë në amshim larg çdo padrejtësie”.

Ndryshe, të mërkurën e 18 majit, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim.

Ata janë shpallur në disa pika fajtorë, por jo edhe për pikën e aktakuzës “hakmarrje”.

Dënimi, nga gjashtë vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 4 vjet burgim.

“Të akuzuarit vazhduan të shpërndajnë në shkallë të gjerë informacionin e mbrojtur që përfshinte emrat e qindra dëshmitarëve të mbrojtur. Ata e bënë këtë në mënyrë të përsëritur dhe me entuziazëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në leximin e vendimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore