Përballje

GSW mposhtin me vështirësi Celtics, Lakers befasohen nga Timberwolves


Ndeshjet në NBA ishin interesante, befasuese dhe dramatike.

Shumë skuadrave po iu mungojnë lojtarët e tyre kryesorë, pasi ata po hyjnë në protokollin e NBA për COVID-19.

Dueli mes Boston Celtics dhe Golden State Warriors përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 107:111.

Pjesa e parë ishte plotësisht e dominuar nga Warriors, por epërsia u ngushtua në çerekun e tretë, ku Celtics luftonin për fitore.

Celtics ishin shumë afër të barazojnë rezultatin në minutat e fundit, po dy gjuajtje të lira nga Damion Lee shuajtën shpresat e trefletshave.

Më të dalluarit te GSW ishin Stephen Curry me 30 pikë dhe Andrew Wiggins me 27.

Ndërsa te Celtics, më të mirët ishin Jayson Tatum me 27 pikë e 8 kërcime, Jaylen Brown me 20 pikë e 9 kërcime dhe Marcus Smart me 19 pikë.

Ndeshja tjetër mes Minnesota Timberwolves dhe Los Angeles Lakers përfundoi me befasi, me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 110:92.

Në pjesën e parë, Timberwolves ishin më të mirë, por nuk kishin dominancë totale mbi Lakers.

Ndërsa në pjesën e dytë, ata shkatërruan Lakers duke thelluar rezultatin edhe më shumë.

Te ekipi i Los Angelos-it, u kthye edhe Isaiah Thomas, i cili ishte duke luajtur në G-League për të impresionuar ekipet e NBA.

Ai pati një debutim shumë të mirë, pasi shënoi më së shumti pikë nga ekipi i Lakers.

Më të dalluarit te Lakers ishin Thomas me 19 pikë dhe LeBron James me 18 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Timberwolves, më të mirët ishin Karl Anthony Towns me 28 pikë e 10 kërcime dhe Michael Beasley e D’Angelo Russell me nga 17 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura përfunduan kështu:

Utah Jazz – San Antonio Spurs 126:128

Portland Trail Blazers – Charlotte Hornets 125:116

Orlando Magic – Miami Heat 105:115

Atlanta Hawks – Denver Nuggets 115:133

New Orleans Pelicans – Milwaukee Bucks 116:112

Sacramento Kings – Memphis Grizzlies 124:105

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore