Lajme

Greqia thyen rekordin evropian të temperaturave të larta


Vala më e fortë e të nxehtit e vitit ka mbërthyer gjithë Evropën Juglindore.

Termometri ka shënuar temperaturat më të larta midis 42 dhe 45 gradë celsius të regjistruara nga Italia Jugore në të gjithë Greqinë dhe në Turqinë Perëndimore.

Ndërsa po shkojmë drejt fillimit të gushtit, vala e nxehtësisë pritet të intensifikohet edhe më shumë dhe mund të sfidojë temperaturën më të lartë evropiane të regjistruar ndonjëherë.

Të hënën dhe të martën, temperaturat mund të arrijnë kulmin mbi 47°C. Turqia, pjesë të Greqisë dhe Sicilisë janë kërcënuar nga zjarri.

Muaji korrik ishte shumë i nxehtë në pjesët jugore dhe juglindore të kontinentit evropian. Fundi i muajit u mbyll me nxehtësi ekstreme.

Vala më e keqe ka qenë në Italinë Jugore, Greqi dhe Turqi, si dhe vendet përreth Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia jugore dhe Bullgaria.

Temperaturat u rritën gradualisht pas së martës, ndërsa filloi një valë e nxehtë mbi Mesdheun dhe gadishullin Ballkanik.

Deri më tani, temperaturat maksimale të vëzhguara ishin deri në gati 45 ° C, duke qenë më të nxehtat këtë fundjavë.

Ndërsa po shkojmë drejt javës së parë të gushtit, vala e të nxehtit, parashikohet të rritet më tej.

Temperaturat maksimale të parashikuara në pjesë të gadishullit jugor të Ballkanit pritet të ngjiten shumë pranë rekordit të të gjitha kohërave evropiane të nxehtësisë nga e hëna në të enjte.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore