Lajme

Greqi-SHBA në bashkëpunim ushtarak


Një marrëveshje e rishikuar bashkëpunimi për çështjet e mbrojtjes pritet të nënshkruhet midis Greqisë dhe SHBA-ve.

Sipas disa raportimeve nga media greke, do të ketë një zgjatje prej pesë vitesh të marrëveshjes së mëparshme mbi të njëjtën çështje.

Funksionimi i kësaj marrëveshjeve nën disa administrata, tregon një faktor të rëndësishëm gjeopolitik të saj. Deri disa vite më parë, ka pasur një skepticizëm amerikan mbi çështjet e sigurisë në Greqi.

Tashmë, dy vendet gjenden disa vjet pas nënshkrimit të parë të saj. Ato janë gati për t’i vijuar më tej raportet.

Mendohet se ndër hapat kryesorë që do të merren në këtë marrëveshje, është edhe rifreskimi i flotës me avionë luftarakë F-16. Operimi i territoreve me dronë do të jetë po ashtu në program.

Gjithashtu, mendohet se po punohet edhe për ngritjen e dy bazave ushtarake, një në Evros dhe tjetra në Skyros. Nëse ato do të ngrihen, kjo do të jetë ndihmë shumë e madhe në aspektin e forcave tokësore greke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore