Përballje

Goli i Muriqit nuk i mjafton Mallorca-s ndaj Real-it


Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, arriti të shënojë gol në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madrid-it, në ndeshjen e vlefshme të javës së pestë në La Liga.

Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 36-të pas një harkimi të Kang-In Lee.

Goli i Vedat Muriqit

Megjithatë, kampionët në fuqi të Spanjës arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e fundit të pjesë së parë me anë të Federico Valverde.

Uruguaiani shënoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni individual, për të shkuar në pushim me shifra të barabarta.

Në pjesën e dytë, Vinicius Junior arriti që ta përmbysë rezultatin, kur në minutën e 73-të shënoi pas një asistimi të brazilianit Rodrygo.

Mallorca më pas u mundua të reagonte, por ata pësuan edhe njëherë tjetër. Rodrygo kësaj radhe shënoi pas një aksioni të bukur individual.

Ndërsa në minutat shtesë kishte kohë edhe për një gol të madrilenëve. Antonio Rudiger gjeti golin e parë me fanellën e Real-it.

Me këtë sukses, Real-i tani ka bilanc të 100 për qind, në pesë fitore në po aq ndeshje në vendin e parë.

Ndërsa, Mallorca mbetet në kuotën e pesë pikëve, ku në pesë javët e para ka marra një fitore, dy barazime e po aq humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore