Lajme

Gjykata e Libanit kundërshton përjashtimin e gjyqtarit në hetimin për korrupsionin e shefit të bankës qendrore


Një gjykatë në Bejrut ka refuzuar një kërkesë të një gjyqtari për të hequr dorë nga ngritja e akuzave për korrupsion kundër guvernatorit të bankës qendrore libaneze Riad Salameh. Këtë e ka bërë të ditur një burim i lartë gjyqësor për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, duke i hapur rrugën çështjes që të ecë përpara.

Prokurori i lartë Ghassan Oueidat javën e kaluar referoi Salameh dhe një numër bashkëpunëtorësh të paidentifikuar në një gjykatë në Bejrut pas përfundimit të një hetimi paraprak 18-mujor, duke i kërkuar gjykatësit të Bejrutit Ziad Abu Haidar të ngrejë akuza duke përfshirë pasurim të paligjshëm, përvetësim, pastrim parash dhe evazion fiskal.

Salameh, i cili ka udhëhequr bankën qendrore për gati tre dekada dhe ruan mbështetje të konsiderueshme në mesin e politikanëve kryesorë të Libanit, mohon çdo keqbërje.

Ebu Hajdar kërkoi që të përjashtohej nga çështja për shkak se ai kishte shprehur një mendim për të, gjë që vinte në pikëpyetje paanshmërinë e tij.

Kjo kërkesë u refuzua të enjten dhe Abu Haidar tani duhet të paraqesë akuzat, tha burimi i lartë gjyqësor.

Lebanese judge arrests central bank governor's brother - Central Banking

Salameh përballet me hetime në Liban dhe të paktën pesë vende evropiane, duke përfshirë përvetësimin e supozuar të më shumë se 300 milionë dollarëve nga ai dhe vëllai i tij më i vogël, Raja.

Vëllezërit u akuzuan në mars për pasurim të paligjshëm dhe pastrim parash në një rast të veçantë libanez.

Vëllai gjithashtu mohon çdo shkelje në të gjitha rastet ndaj tyre.

71-vjeçari e ka atribuuar më parë pasurinë e tij investimit të parave të bëra gjatë kohës që ishte bankier në “Merrill Lynch” përpara se të bëhej guvernator në vitin 1993.

Mandati i tij është përballur me një kontroll të shtuar që nga shpërbërja e sistemit financiar në vitin 2019, kriza më destabilizuese që nga lufta civile e Libanit 1975-90.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore