
Libani si shtet dhe Banka e tij Qendrore kanë falimentuar, sipas zëvendëskryeministrit Saadeh al-Shami.
“Shteti ka falimentuar ashtu edhe Banque du Liban. Humbja ka ndodhur, dhe ne do të përpiqemi të reduktojmë humbjet për njerëzit”, tha Al-Shami për kanalin lokal, Al-Jadeed.
Ai tha se humbjet do të shpërndahen midis shtetit, Banque du Liban, bankave dhe depozituesve.
“Nuk ka asnjë konflikt pikëpamjesh për shpërndarjen e humbjeve,” shtoi ai.
Që nga fundi i vitit 2019, Libani është përballur me një krizë të rëndë ekonomike, duke përfshirë një zhvlerësim masiv të monedhës, si dhe mungesa të karburanteve dhe pajisjeve mjekësore.
Monedha libaneze ka humbur 90% të vlerës së saj, duke gërryer aftësinë e njerëzve për të patur akses në mallrat bazë, duke përfshirë ushqimin, ujin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin, ndërsa ndërprerjet e përhapura të energjisë elektrike janë të zakonshme për shkak të mungesës së lëndëve djegëse.
Al-Shami tha se situata e vendit “nuk mund të injorohet” kështu që tërheqjet bankare nuk mund të jenë të hapura për të gjithë njerëzit.
“Do të doja të ishim në një situatë normale,” shtoi ai.
Tërheqjet e parave në valutë të huaj në Liban janë kufizuar rreptësisht që nga viti 2019 për shkak të krizës ekonomike të vazhdueshme.
Situata në Bankën Qendore
Por, redaktori për Lindjen e Mesme të agjencisë së lajmeve, Bloomberg, Omar Tamo, shkruan në Twitter se Guvernatori i Bankës Qendrore të Libanit (BDL), Riad Salameh, e ka mohuar se banka ka falimentuar.
Ai ka thënë “se BDL është ende duke ushtruar rolin e saj të besuar në Kodin e Parave dhe Kredive pavarësisht humbjeve në sektorin financiar”.
Sipas Tamo, “Libani ka vetëm rreth 70 miliardë dollarë humbje, mbi 3 herë më shumë se PBB-ja e tij”.
Banque du Liban governor Riad Salameh denied that the bank is bankrupt, saying that BDL is still exercising its role entrusted in the Code of Money and Credit despite the losses in the financial sector.
Lebanon only has around $70 billion of losses, over 3x the size of its GDP.
— Omar Tamo (@OmarTamo19) April 4, 2022
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri