Përballje

Gjilani humb mundësinë të barazoi Ballkanin me pikë, Llapi mposhtet nga Dukagjini


Ndeshja mes Malishevës dhe Gjilanit ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për Gjilanin, po rata nuk arritën të triumfojnë në fund.

Gjilani kishte mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato më së miri.

Tani më, Ballkani që radhiten të parët, janë dy pikë para Gjilanit që radhiten të dytët, me një ndeshje më pak.

Malisheva radhiten në pozitën e pestë me 33 pikë, dhe arritën t’i bëjnë një nder të madh Ballkanit duke barazuar ndeshjen.

Në anën tjetër, ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit ka përfunduar me befasi, ku kanë triumfuar këta të fundit me rezultat 1:2.

Llapi po kalonin një formë shumë të mirë, por nuk arritën të fitonin edhe kundër Dukagjinit.

Goli i parë erdhi në minutën e nëntë me anë të Ahmed Januzit.

Pas shumë mundësive për të shënuar, në minutën e 70-të, Dukagjini dyfishuan epërsinë me anë të po të njejtit lojtar, Januzit.

Në minutën e 91-të, Llapi ngushtuan epërsinë me anë të Amadu, por ishte pak vonë për të provuar një përmbysje të rezultatit.

Llapi radhiten në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërsa Dukagjini janë në vendin e tetë me 29 pikë.

Ndeshja e fundit mes Feronikelit dhe KF Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, ku golashënuesit ishin Ardi Qorri me dy gola për Feronikelin dhe Iran Goncalves me dy gola për Ulpianën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore