Sport

Gjak dhe shfaqje – historia e Lola Pistola-s


I lindur në Guanajuato të Meksikës, Diego Garijo, hyri ilegalisht në kufijtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse bota e arteve marciale mikse (Mix Martial Arts/MMA) nuk korrespondon me atë të drag queen-eve, 41 vjeçari Garijo nuk duket i shqetësuar nga kjo ndërthurje kulmesh.

Në 2006-ën Garijo vendos të investojë si luftetar MMA-je profesionist. Ky vendim erdhi pas një rinie të trazuar nëpër burgjet Meksikës dhe të SHBA-ve.

Garijo regjistronte shtatë fitore në MMA, deri sa pësoi një dëmtim të rëndë në sy (shkëputje e retinës). Por edhe me shikim të reduktuar, Dos Pistolas (“Dy pistoletat”; nofka e Diego Garija-s), preferoi të mos ndalonte.

Në 2018-ën Dos Pistolas iu rikthye sporteve të dhunshme por nuk qëndroi më në MMA – kësaj rradhe zgjedhja e tij e kanalizoi në një sport akoma edhe më brutal: boksi pa doreza. Këtu, Garija ka një fitore e një humbje.

Ndërsa në ring njihet si “Dos Pistolas”, në skenat e drag queen-eve të San Diego-s [California, SHBA] e quajnë Lola. Spikatja e identitetit të tij të përzierë, e ka veçuar si “Lola Pistola”.

Krahas aktiviteteve të tij kryesore të rutinës, Garijo pikturon, performon dhe e konsideron veten “performues gjithëpërfshirës”.

Në mendjen e sytë e tij, artet marciale mikse dhe shfaqet si drag queen kombinohen mjaft mirë, madje nuk e kundërshtojnë aspak njëri-tjetrën.

Çfarë janë Drag Queen dhe King?

Termi “drag” (drag show), i referohet shfaqjeve me veshje mashkullore, femërore ose të gjinive të tjera. E ka origjinën nga teatri anglez i viteve 1800, ku aktorët luanin role grash. Sot, Drag Queen quhet një mashkull transvestit, i cili vishet si femër. E njëjta gjë vlen për femrat Drag King.


Përshtatur nga Albanian Post për Vice.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore