Stil

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, shijojnë pushimet në Tajlandë


Rep artisti, Genc Prelvukaj dhe këngëtarja, Eni Koçi, padyshim që janë mes figurave publike më të komentuara, kjo falë muzikës që ata bëjnë, por edhe romancën të cilën e shijojnë tash e sa vjet.

Kësisoj, së fundmi, Prelvukaj dhe Koçi, kanë vendosur që të zhvendosen nga temperaturat e ulëta që po mbretërojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës, për në kohë me diell, dhe pse jo – pak plazh.

Fotografi e publikuar nga Genc Prelvukaj në Instagram.

Dyshja kanë udhëtuar drejt Tajlandës, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë me fanat e tyre edhe fotografi nga pushimet, përfshirë edhe imazhet pranë njëri-tjetrit.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci.

Çifti i botës rozë kanë zgjedhur si destinacion për t’i kaluar pushimet ishullin tajlandez, Phuket.

Fotografi e publikuarr nga Eni Koçi në Instagram.Phuket është një ishull malor me pyje shiu në Detin Andaman dhe posedon disa nga plazhet më të njohura të Tajlandës, të vendosura kryesisht përgjatë ujërave të pastër të bregut perëndimor.

Mungesë nuk shënuan as komentet nga ndjekësit e shumtë të Gencit dhe të Enit – të cilët i dëshiruan dyshes pushime të këndshme.

Artisti, Prelvukaj, së fundmi ka sjellë bashkëpunimin e tij me këngëtaren, Mimoza Shkodra – “Mona Lisa”.

Projekti i bashkangjitur edhe me video klip është pëlqyer nga publiku, teksa ka grumbulluar afro 2 milionë klikime në platformën YouTube.

Në anën tjetër, ka kaluar kohë që kur këngëtarja, Eni Koci, nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. Gjithsesi, ajo njihet për hitet si “So Hot” në bashkëpunim me Noizyn, “Vetëm ti” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, por edhe për solo projektet, të tilla si: “S’pot gjej mo” e “Tek ty”.|

https://www.youtube.com/watch?v=ye1QIqj1OK0

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore