Lajme

FSK-ja së dhe institucionet e sigurisë realizojnë ushtrimin “Silver Sabre 2021”


FSK-ja gjatë ushtrimit fushor “Silver Sabre 2021”

Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me të gjitha institucionet e sigurisë dhe emergjencave të vendit, që nga dita e marte kanë nisur të realizojnë ushtrimin fushor “Silver Sabre 2021”, me qëllim të testimit të gatishmërisë dhe bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë dhe emergjencave në Republikën e Kosovës.

Institucionet e sigurisë së Kosovës në ushtrimin fushor “Silver Sabre 2021”

Ushtrimi fushor në fjalë do të zgjas deri në ditën e enjte, ku me kapacitetet e tyre në skenarë të ndryshme bazuar në planin e reagimit kombëtar përveç FSK-së pjesëmarrës do të jenë Policia e Kosovës, KFOR-i, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ,Kryqi i Kuq dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga Komuna e Gjakovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të angazhoj kapacitetet e Gardës Kombëtare me qëllim të avancimit dhe ndërveprueshmërisë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në kuadër të operacioneve të Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile”, thuhet në komunikatë.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë në ushtrimin fushor “Silver Sabre 2021”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore