Bota

Franca mbyll kufijtë për shumicën e udhëtarëve jashtë BE-së


Kontrolli gjatë mbërritjeve në aeroportin Charles de Gaulle në Paris

Franca ka vendosur kufizime të reja kufitare kundër Covid-19. Franca i ka mbijetuar dhe një herë një mbylljeje të tretë. Kryeministri francez, Jean Castex, tha se fasha orare gjatë natës do të përshkallëzohej në vijim.  Gjithashtu dhe qendrat tregtare do të mbyllen.

Masat e marra janë konsideruar si të buta dhe favorizuese ndaj ekonomisë. Disa mjekë kanë shprehur druajtjen e tyre se nuk do të mund të frenojnë rritjen e kurbës të të prekurve me Covid-19.

Kufizimet e reja kufitare do të prekin Mbretërinë e Bashkuar (MB), tani jo më pjesë e Bashkimit Evropian (BE). Ministri Francez i Transportit, sqaroi në Twitter se transportuesit që transportojnë mallra nga ose drejt MB-së nuk do të preken nga kufizimet.

Ministri Castex, deklaroi se që nga 31 janari “çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori në ose nga një vend jashtë Bashkimit Evropian do të ndalohet”, me përjashtim të arsyeve të jashtëzakonshme.

Nga kufizimet e reja kufitare përjashtohen disa vende që nuk konsiderohen të rrezikuara. Në këto vende përfshihen Australia, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori dhe Tajlanda.

Mbërritjet  nga brenda BE-së dhe nga disa shtete të tjera fqinje si Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Vatikani dhe Zvicra do të duhet të paraqesin një test  serologjik negativ (PCR).

Të gjithë mbërritjet, në rrugë tokësore, ajrore dhe detare duhet të jenë në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe të paraqesin testin serologjik.

Ekzistojnë disa përjashtime për punëtorët ndërkufitarë dhe transportuesit. Përjashtohen dhe disa grupe të tjera si studentët, punëtorët shëndetësorë dhe diplomatët. Lista e përjashtimeve nuk është e përcaktuar ende plotësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore