Sport

Formula 1 bëhet gati për sprintin final, garë e ashpër në Amerikë


Ka filluar gara e Amerikës në Austin, Texas.

Pilotët janë duke kryer xhiron e formatimit, deri sa pak sekonda na ndajnë nga starti i zjarrtë në pistën e Amerikës.

Me vetëm gjashtë pikë ndërmjet dy kryesuesve, gjithçka mund të ndodhë.

I pari në klasifikim, Max Verstappen, niset i pari në garën e sotme.

I dyti në klasifikim, Lewis Hamilton, niset i dyti në garën e sotme.

Lufta në kthesën e parë të COTA-s pritet të jetë e zjarrtë, por Max Verstappen ka një tjetër ndihmë të madhe, që është shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, nga vendi i tretë.

Perez vazhdon të përmirsojë formën e tij, duke i sjellur RedBull-it rezultate shumë të mira që mund t’i ndihmojnë skuadrës austriake për titullin në konstruktor.

Lufta e vetme nuk është ajo mes Mercedes dhe RedBull.

Të ndarë vetëm nga 7.5  pikë, McLaren dhe Ferrari po luftojnë për vendin e tretë në klasifikim.

Ferrari ka avantazhin në këtë garë, me Leclerc dhe Sainz që nisen në pozitat katër dhe pesë.

Por, menjëherë pas vjen McLaren me pozitat gjashtë dhe shtatë, me Ricciardo dhe Norris.

Gasly vjen i teti, kurse Bottas do të niset vetëm i nënti dhe Tsunoda që mbyll ‘top 10’.

Gara e sotme pritet të jetë tejet interesante, dhe vendimtare në luftën për titull kur kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore