Kampionate

Formacioni më i shtrenjtë në Superligë për vitin 2020


Superliga shqiptare përmbylli javën e saj të 12 dhe të fundit për këtë vit. Në total janë 10 ekipe dhe 285 lojtarë, nga të cilat 78 janë të huaj. Mosha mesatare e lojtarëve të Superligës është 24.1 vjeç. Vlera totale e ekipeve sipas Transfermarket është 39.83 milionë euro.

Por cila është 11 më e shtrenjtë në Superligë?

Duke u referuar përsëri në sajdin e Transfermarket, 11 më e vlefëshme në Superligë, me një skemë 4-3-3 është kjo:

Në portë: Visar Bekaj (Tirana)- 350 mijë euro.

Në mbrojtje: Emiljano Musta (Laçi)- 350 mijë euro, Filip Najdovski (Tirana)- 375 mijë euro dhe Kristijan Tosevski (Tirana)- 375 mijë euro , Besir Demiri (Kukësi)- 400 mijë euro.

Në mesfushë: William Cordeiro (Partizani)- 425 mijë euro, Idriz Batha (Tirana)- 400 mijë euro dhe Regi Lushkja (Laçi)- 400 mijë euro. (Po 400 mijë euro vlen dhe Jurgen Çelhaka i Tiranës).

Në sulm: Ernest Muçi (Tirana)- 475 mijë euro, Kyrian Nwabueze (Laçi)- 500 mijë euro dhe Agim Ibrahimi (Kukësi)- 475 mijë euro.

Në total, formacioni më i kushtueshëm i Superligës kushton diçka më shumë se katër milionë e gjysëm euro.

Lojtari më i shtrenjtë në Superligë, njëkohësisht edhe lojtari i huaj më i shtrenjtë është sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, me vlerë 500 mijë euro.

Lojtari shqiptarë më i kushtueshëm, njëkohësisht edhe talenti më i kushtueshëm është Ernest Muçi i Tiranës me vlerë 475 mijë euro.

Ekipi më i shtrenjtë në Superligë është Laçi, me vlerë pesë milionë e 250 mijë euro. Ndërsa, më pak i kushtueshmi është Apolonia, me një vlerë prej 2 milionë e 780 mijë euro./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore