Sport

Formacionet Zyrtare/ Milan – Atletico Madrid


Milan rikthehet të luaj si vendase në Champions League pas shtatë viteve.

Kuqezinjtë ndeshjen e fundit nën himnin e Champions-it në “San Siro”, e zhvilluan pikërisht përballë Atletico Madrid-it.

Për kuqezinjtë, një tre pikësh sonte është i domosdoshëm, pas humbjes 3-2 në “Anfield”.

Kurse, pikët janë detyrim edhe për kampionët e Spanjës, që befasisht u ndalën nga Porto në ndeshjen e parë.

Për ndeshjen e sontme, dy trajnerët kanë zgjedhur këto përbërje:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernández; Kessié, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Díaz, Leao; Rebic.

ATLETICO MADRID (5-3-2): Oblak; Trippier, Felipe, Giménez, Hermoso, Carrasco; Kondogbia, Koke, Marcos Llorente; Correa, Luis Suárez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore