Kulturë

Firmat arkitekturore deklarohen hapur kundër luftës së Rusisë në Ukrainë


Ilustrim

Firma holandeze e arkitekturës dhe dizajnit urban MVRDV, ka reaguar të hënën ndaj pushtimit të paprovokuar ushtarak të Ukrainës fqinje nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë njerëzit që po sfidojnë dhe protestojnë kundër kësaj lufte dhe ne dënojmë fuqishëm dhunën,” shkroi firma me qendër në Roterdam.

MVRDV kishte shumë projekte të marra ruse duke përfshirë një ndërtim të madh rezidencial me përdorim të përzier, në qendër të Moskës.

Gjithashtu edhe në kryeqytetin e Kievit kishin dy projekte, për të cilat firma tha se gjithashtu “mjerisht janë vënë në pritje nga mizoritë”.

“Si arkitektë dhe urbanistë, ne punojmë në shumë vende për të bërë një ndryshim dhe besojmë me gjithë zemër në dialogun ndërkombëtar dhe në paqe. Për këtë arsye, ne e kemi ndërprerë menjëherë përfshirjen tonë në projekte në Rusi deri në një njoftim të dytë”.

Një numër i madh i firmave ndërkombëtare të arkitekturës si OMA dhe UNStudio, kanë ndarë gjithashtu deklarata duke njoftuar pezullimin e projekteve në vazhdim në Rusi.

“Shpresojmë që kjo luftë tragjike të përfundojë më shpejt se sa më vonë,” ka deklaruar OMA.

Po ashtu, UNStudio shkroi se është “thellësisht e pikëlluar nga pushtimi i dhunshëm i qeverisë ruse në Ukrainë dhe ne i dënojmë fuqishëm këto veprime çnjerëzore. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës, veçanërisht kolegët tanë të cilët janë të ndikuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga kjo trazirë”, transmeton  Architectural Record.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore