Shqipëria

Fier: Sulmohen zyrat e dy subjekteve politike


Janë konstatuar të dëmtuara me gur dy zyra elektorale të dy subjekteve politike, në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maji”, në rrugën “Jani Bakalli” pranë poliklinikës, së qytetit.

Grupi hetimor është duke kryer veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore