Përballje

Fabian Ruiz, emri kryesor në agjendën e Liverpool-it


Mesfushori i Napoli-t, spanjolli Fabian Ruiz, është shndërruar në synimin kryesor të merkatos për Liverpool-in.

Skuadra nga Merseyside po planifikon skuadrën e saj për sezonin e ardhshëm në Premier League.

Qëllimi kryesor i të kuqve është që të mbesin ende në mesin e skuadrave më të mira të botës, duke u përforcuar në pozitat e nevojshme.

Në klub frikësohen se një epokë ‘para-Klopp’ mund të ndodhë përsëri, dhe këtë kërkojnë ta shmangin përmes transferimeve.

Një prej pozitave që kërkojnë më së shumti përmirsim në skuadër është mesfusha, duke marrë parasysh që Georginio Wijnaldum i larguar këtë verë nuk u zëvendësua me askënd.

Për të vazhduar garën me Chelsea-n dhe Manchester City-n, një përmirsim duhet medoemos.

Emri në listën e Liverpool është Fabian Ruiz.

Të kuqt e kanë zgjedhur atë si lojtarin e duhur për të përmirsuar kualitetin në mesfushë.

Por, ky operacion padyshim do të jetë i komplikuar.

Ruiz po kalon një prej periudhave më të mira në karrierë te Napoli, dhe nën shërbimet e Luciano Spalleti-t, ai ka gjetur veten më së miri.

Futbollisti pa dyshim që e dëshiron një lëvizje në Premier League, siç vet e ka shprehur, por jeta në Napoli për të sa po fillon e po bëhet më e bukur.

Liverpool do të bëj tentativën e parë për shërbimet e Ruiz në janar, por vera me shumë mundësi do të jetë edhe mundësia e tyre për t’u hedhur në sulm.

Përveç gjigantëve anglez, ka edhe një ‘El Clasico’ mes Real-it dhe Barcelonës për shërbimet e Ruiz.

Se çfarë sjell e ardhmja për fantazistin spanjoll, ende është enigmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore