Radhitja

Euro U21, kush po bind?


Po zhvillohet faza e grupeve në evropianin U21 të 2021-ës në Hungari dhe Slloveni.

Deri më tani janë zhvilluar dy ndeshje në secilin nga katër grupet, me ndeshjet e fundit që do zhvillohen me 30 dhe 31 mars.

Angli

Grupi A

Udhëheq Gjermania me katër pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.

Holanda është në vendin e tretë me dy barazime kurse Hungaria është në fund me dy humbje në po aq ndeshje.

Ndeshjet e fundit të këtij grupi zhvillohën të martën e 30 marsit, në orën 18:00, me Gjermaninë që pret Rumaninë dhe Holandën që pret Hungarinë.

Të tre skuadrat e para kanë mundësi që të arrijën fazën çerekfinale të evropianit.

Grupi B

Gara është krejtësisht e hapur.

Udhëheq Spanja me katër pikë, e ndjekur nga Italia dhe Çekia me nga dy pikë dhe Sllovenia e fundit më një pikë.

Në ndeshjen e fundit, Spanja pret Çekinë, kurse Italia pret Slloveninë.

Këto ndeshjen zhvillohen po ashtu zhvillohen të martën, në orën 21:00.

Të katër skuadrat ende janë në garë për të arritur fazën çerekfinale, me grupin B që mund të quhet më i hapuri.

Grupi C

Danimarka me gjashtë pikë ka siguruar kualifikimin tutje, kurse Franca, Rusia me tre pikë luftojnë për të qenë skuadra e dytë që kualifikohet, me Islandën që është tashmë e eliminuar.

Të mërkurën, me 31 mars, në orën 18:00, Danimarka përballët me Rusinë kurser Islanda pret Francën.

Grupin D

Portugalia me gjashtë pikë ka siguruar kualifikimin, Kroacia dhe Zvicra luftojnë për kualifikimin, kurse Anglia me zero pikë është e eliminuar.

Në të njëjtin orar më 31 mars, zhvillohen edhe ndeshjet e grupit D, Portugalia pret Zvicrën, me Kroacinë që përballet me Anglinë.

Portugalia, Danimarka, Spanja dhe Gjermania deri më tani kanë bindur, edhe me rezultate, edhe me performancë.

Faza finale e këtij kompeticioni do të filloj në fund të muajit maj.

Më 31 maj zhvillohen çerekfinalet, kurse finalja luhet më 6 qershor, në Slloveni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore