Përballje

Spanja kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve, mposht Italinë në frymën e fundit


Spanja iu është bashkuar Kroacisë në finalen e Ligës së Kombeve të këtij edicioni, duke e mposhtur Italinë me rezultat 2:1.

Një gol i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregulli vendosi fatin e kësaj sfide.

20 muaj pas finales së humbur me Francën, “iberikët” prekin sërish finalen, ku do të ndeshen të dielën me Kroacinë në Roterdam.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Spanjën, që realizoi që në minutën e tretë me anë të Pino, por pas vetëm 10 minutash lojë italianët fituan një penallti që u shndërrua në gol nga ana e Ciro Immobile.

Në të 21-ën Frattesi shënoi golin e përmbysjes, por VAR i ndërpreu festën Italisë, duke sinjalizuar një pozicion të parregullt.

Pjesa e parë ishte e bukur dhe me raste, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Fraksion i dytë ishte më i kujdesshëm, me skuadrat që ishin më të frikësuara e u desh një gol i Joselu, që i dha biletën e finales Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore