Kosova ka përsuar humbje tmerruese nga Bjellorusia me rezultat 2:1 në ndeshjen e katërt kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Dardanët dominuan thuajse për tërë ndeshjen, por fati nuk ishte në anën e tyre duke pësuar dy herë në minutat e fundit ndaj bjellorusëve.
Goli i parë u shënua në minutën e 73-të nga Vladislav Morozov, i cili shfrytëzoi një gabim trashanik i Hekuran Kryeziut.
Vetëm dy minuta më vonë, mbrojtja e Dardanëve u tregua shumë e pakujdesshme dhe Maks Ebong shënoi me lehtësi për 2:0.
Në minutën e 87-të, Kosova arriti ta ngushtojë epërsinë përmes Vedat Muriqit, i cili shënoi nga penalltia, por ky gol doli të jetë vetëm për statistika.
Me këtë humbje, Kosova thuajse i shuan shpresat për një kualifikim në Evropianin e ardhshëm, pasi që tani kanë vetëm tre pikë në vendin e parafundit, pesë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Rumania.
Këta të fundit arritën ta nxjerrin një barazim me rezultat 2:2 në udhëtim te Zvicra, ndeshje të cilën ishin duke e humbur me rezultat 2:0, por pas minutës së 90-të shënuan dy gola.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Izraeli shënoi fitore 2:1 ndaj Andorrës dhe shkoi në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sigurim shëndetësor dhe jetësor për policët – as këtë premtim s’e mbajti Albin Kurti
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë